Abdixhiku nga Suhareka: Synojmë bashkim të madh për forcimin e LDK-së
Kryetari i Lumir Abdixhiku ka qëndruar në Suharekë në kuadër të takimeve me strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Gjatë vizitës, Abdixhiku ka takuar aktivistë dhe drejtues lokalë të LDK-së, me të cilët ka diskutuar për organizimin e brendshëm, sfidat në terren dhe hapat e ardhshëm politikë.
Ai theksoi se një nga temat kryesore ishte edhe bashkimi i gjerë rreth LDK-së, me synimin për ndërtimin e një platforme politike që ofron zgjidhje konkrete për problemet e qytetarëve.
Sipas Abdixhikut, mbështetja nga baza për këtë drejtim është e qartë, ndërsa anëtarësia pret që ky bashkim të jetë sa më i gjerë, i sinqertë dhe i shpejtë.
“Do t’u përgjigjemi sipas pritjeve”, ka deklaruar ai duke lënë të kuptohet për angazhim të shtuar në forcimin dhe zgjerimin e subjektit politik. /Kosova.info/
