Abdixhiku nga Gjilani: Kosova ka nevojë për më shumë bisedë të sinqertë e më pak zhurmë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar mbrëmjen e së premtes takimin “Hajde Folim” në Gjilan, ku tha se qytetarët kanë nevojë për më shumë afërsi, dialog dhe sinqeritet në politikë.
Abdixhiku bëri të ditur se në këtë takim janë diskutuar shqetësimet e përditshme të qytetarëve, zhgënjimet e grumbulluara ndër vite, por edhe shpresa për një të ardhme më të mirë për vendin.
“Sonte folëm ndryshe. Pa distancë. Pa censurë. Ballë për ballë”, ka shkruar ai.
Sipas tij, Kosova ka nevojë për “më shumë bisedë të sinqertë e më pak zhurmë” duke shtuar se rrugëtimi i ri politik po ndërtohet përmes takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët dhe zërave të tyre.
Abdixhiku falënderoi qytetarët e Gjilanit për mikpritjen, sinqeritetin dhe besimin duke theksuar se “rrugëtimin po e bëjmë bashkë”. /Kosova.info/
