Abdixhiku në Suharekë: Do të trokas në secilën derë për të sjellë ndryshimin e domosdoshëm në Kosovë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar një tjetër mbrëmje të ‘Turneut të Ndryshimit’, këtë herë në Suharekë, ku zhvilloi takime me familje në qytet dhe në fshatin Samadraxhë.
Abdixhiku theksoi gatishmërinë dhe entuziazmin e madh të qytetarëve për ndryshimin që partia synon të sjellë në zgjedhjet e shkurtit.
Ai u shpreh i lumtur për momentumin politik të LDK-së, duke vlerësuar përfshirjen masive qytetare, qoftë në tubimet e mëdha në qytete, takimet programore, apo ato familjare, të cilat e rikthejnë LDK-në te rrënjët e saj popullore.
Abdixhiku premtoi se do të vazhdojë të trokasë në çdo derë për të ringritur të djathtën dhe për t’i sjellë Kosovës ndryshimin e domosdoshëm. /Kosova.info/