Abdixhiku në Gjakovë: Qyteti meriton zhvillim, jo harresë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Gjakovë, në kuadër të diskutimeve për zhvillimin ekonomik dhe perspektivën e këtij qyteti.

Në fjalën e tij, Abdixhiku theksoi rëndësinë e industrisë, zejtarëve dhe bizneseve të vogla duke i cilësuar ato si shtyllat kryesore që kanë mbajtur gjallë ekonominë lokale ndër vite. Ai u ndal edhe te potenciali i madh që ka Gjakova në turizëm dhe kulturë duke kërkuar më shumë investime dhe përkushtim institucional.

“Gjakova ka qenë gjithmonë qytet i punës, mjeshtërisë dhe krenarisë qytetare. Sot ka nevojë për vizion dhe zhvillim të mirëfilltë, jo vetëm fjalë”, u shpreh ai.

Abdixhiku falënderoi qytetarët për pritjen dhe debatet e hapura duke theksuar se dialogu me ta është thelbësor për ndërtimin e politikave që i përgjigjen nevojave reale të komunitetit. /Kosova.info/


Go to TOP