Abdixhiku: Llapi në kryengritje për ndryshim, mbështetja e qytetarëve na frymëzon!
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përjetuar një moment të veçantë gjatë një mbrëmjeje të organizuar në Llap. Ajo që filloi si një darkë fundviti me strukturat e LDK-së, u shndërrua shpejt në një tubim të madh, falë pjesëmarrjes masive të qytetarëve nga kjo zonë.
“Sa shumë dashuri, energji dhe përkushtim për Lidhjen dhe për momentumin e mirë që po kalojmë!” u shpreh Abdixhiku, duke theksuar emocionin e jashtëzakonshëm që përjetoi gjatë këtij takimi.
Sipas tij, Llapi ka dëshmuar se është gati për ndryshim. “Kushtrimi i djathtë ka rënë tashmë! Faleminderit për këtë mbështetje dhe këtë kryengritje,” deklaroi Abdixhiku, duke shprehur bindjen se ndryshimi është i pashmangshëm dhe po afrohet.
Mbrëmja u karakterizua nga një atmosferë e jashtëzakonshme entuziazmi, duke treguar se LDK vazhdon të forcojë pozitat e saj dhe të inspirojë qytetarët për angazhim politik. /Kosova.info/
