Abdixhiku: Kosova shkëlqen edhe në Suedi – ëndrra për kualifikim vazhdon
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas ndeshjes së Kombëtares së Kosovës në Suedi duke vlerësuar paraqitjen e jashtëzakonshme të “Dardanëve”.
“Fitojmë edhe në Suedi, nga një Kosovë me performancë të jashtëzakonshme. Ky vend i yni bëhet nga më të mirët e tij. Djemtë e Kombëtares janë të tillë. Ata shkëlqejnë edhe jashtë, përballë një ekipi me lojtarë të klasit botëror. Mangut asgjë në secilën përballje”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai shtoi se ëndrra për kualifikim mbetet e gjallë dhe se Kosova po dëshmon se meriton të jetë ndër skuadrat më të mira të rajonit.
“Vazhdojmë për kualifikim! Ëndrra vazhdon fort”, përfundoi Abdixhiku në reagimin e tij. /Kosova.info/
