Abdixhiku dhe Angili diskutuan për thellimin e raporteve Kosovë-Turqi
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, të cilin bëhet e ditur se e njoftoi për qëndrimet e LDK-së mbi proceset e rëndësishme që aktualisht janë duke u zhvilluar në vend.
Sipas njoftimit të LDK-së, në takim u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe thellimin e raporteve mes Kosovës dhe Turqisë, duke pasur parasysh rolin e shtetit turk në mbështetjen e vazhdueshme në proceset shtet-ndërtuese dhe zhvillimore të Kosovës.
