Abbott për djegien e veturës me targa RKS të serbit: Është vepër kriminale

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicolas Abott, ka reaguar pas djegies së një veture në të një serbi me targa RKS.
Abott, këtë rast e ka cilësuar si vepër kriminale.

Po ashtu ambasadori i Britanisë së Madhe, ka shtuar se është edhe mënyrë e gabuar për të treguar pakënaqësi ndaj politikës legjitime të qeverisë.

“Zjarrvënia ndaj pasurisë së individëve që kanë regjistruar veturat e tyre në targa RKS është vepër kriminale dhe mënyrë e gabuar për të treguar pakënaqësi ndaj politikës legjitime të qeverisë”, ka thënë Abott.

Go to TOP