Abazi tregon nëse do të vazhdojë angazhimin politik pas këtij mandati

Deputeti, Haki Abazi, ka folur rreth të ardhmes së tij politike pas përfundimit të këtij mandati.

Ai ka thënë se është herët për të folur për të ardhmen e tij, por ka thënë se angazhimin politik do ta vazhdojë.

“Unë e shoh Parlamentin e Kosovës si vendin më jofunksional të demokracisë, që do të thotë se është pak e rëndësishme a do të jem në Kuvend a po jo, do të jem njeri i angazhimit politik. Kosova ka kapacitete për një debat konstruktiv politik të orientimit të vet, a do të jetë kjo e formuluar si listë e njerëzve të cilët duan angazhim politik direkt apo do të ketë forma tjera të angazhimit..”, ka thënë Abazi në emisionin “Këndi i Debatit” te Tëvë1.

Haki Abazi ishte përjashtuar nga Grupi Paralamnetar i Vetëvendosjes dhe partia. Abazi ka qenë edhe zëvendëskryeministër në Qeverinë Kurti.

Go to TOP