Abazi: Shkuarja në balotazh në 12 komuna është fitore e madhe e VV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në një intervistë për Klan Kosova, ka thënë se shkuarja në balotazh në 12 komuna, është fitore e madhe për këtë parti.

Tutje, Abazi tha për gazetaren Arbreshë Uka, se dita e djeshme ka qenë e jashtëzakonshme dhe me kulturë të lartë demokratike.

“Ka qenë një ditë e jashtëzakonshme me kulturë të lartë demokratike, falënderojmë të gjithë ata që kanë marrë përsipër organizimin, KQZ, vëzhguesit, mbrojtësit e votës dhe të tjerët. Kjo një shënon një situatë që na bën të gjithëve krenarë”.

“Nga leximet që kam për rezultatet, shkuarja në balotazh në 12 komuna, nga një masë shumë e vogël e përfaqësimit të Vetëvendosjes nga viti 2017, është një fitore e madhe. Do e shohim në balotazh se si do të jenë rezultatet përfundimtare”, tha Abazi.

Go to TOP