Alaba: E merituam fitoren në “El Clasico”

Mbrojtësi i Real Madridit David Alaba, ka folur pas ndeshjes së “El Clasicos”.

Ai në një intervistë për gazetarin e Artmotion Arlind Sadiku, tha se është gjithmonë e rëndësishme fitorja në rastet e tilla.

Alaba tha se madrilenët e merituan fitoren.

“Të fitosh në “El Clasico” është gjithmonë e rëndësishme. Jemi shumë të lumtur, e merituam këtë fitore” – tha Alaba.

Austriaku tha se ekipi ka ende shumë punë për të bërë deri ne fund.

“Kemi shumë punë për të bërë, kemi shumë lojë përpara. Por, t’i fitosh pikët nga “El Clasico” është gjithmonë e rëndësishme e po ashtu edhe marrja e kreut të tabelës është shumë e rëndësishme po ne duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë” – theksoi ai.

“Do të ishte mirë ta përsërisnim suksesin e vitit të kaluar. E gjithashtu e kemi nisur shumë mirë këtë edicion pa humbje”.

Real Madrid e ka mposhtur me rezultat 3:1 Barcelonën në “Santiago Bernabeu”.

Go to TOP