AAK zyrtarizon kandidaturat për Lipjan dhe Shtime

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka zyrtarizuar sot kandidaturat për komunat e Lipjanit dhe Shtimes në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Sipas njoftimit nga AAK, ky subjekt politik në Komunën e Lipjanit do të garojë me Bashkim Budakovën, një profesionist me përvojë të gjatë në arsim dhe përfaqësues i dëshmuar i qytetarëve në Kuvendin Komunal. Haradinaj e ka cilësuar Budakovën si një njeri me integritet të lartë, i afërt me komunitetin dhe i palëkundur në mbrojtjen e interesit publik.

Ndërkaq në Komunën e Shtimes, kandidati i Aleancës do të jetë Ramë Bislimi, i përshkruar nga Haradinaj si një figurë e respektuar nga qytetarët, i njohur për maturi, ndershmëri dhe lidership të natyrshëm. /Kosova.info/


Go to TOP