AAK shënon 24 vjetorin e themelimit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot shënon 24-vjetorin e themelimit, me një ceremoni festive që do të nisë në 18:30.

Kështu ka bërë të ditur Zyra për informim e kësaj partie, përmes një njoftimi për media.

“Sot, më datë 2 maj 2024, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shënon përvjetorin e 24-të themelimit. Ditëlindjen e Familjes sonë politike do ta festojmë në po të njëjtën ditë, në Prishtinë”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP