Ademi njofton se Boban dhe Figo do vizitojnë Kosovën
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka njoftuar se dy emra të mëdhenj të futbollit evropian do vizitojnë Kosovën.
Me kualifikimin e Ballkanit drejt Ligës së Konferencës, Kosova do avancojë më shumë në garat evropiane.
Së fundmi është kryetari Ademi që njofton se dy emra të mëdhenj të futbollit evropian, në tetor do vin në vizitë zyrtare nga UEFA.
Bëhet fjalë për dyshen Zvonimir Boban, i cili do jetë në cilësi të shefit të futbollit në UEFA dhe Luis Figo, në cilësi të këshilltarit të UEFA-s.
“Dy emra të mëdhenj të futbollit evropian do të vizitojnë Kosovën.
Legjenda kroate, i mirënjohuri dhe idhulli i shumë kosovarëve, Zvonimir Boban, në cilësi të shefit të futbollit në UEFA dhe legjenda portugeze, Luis Figo, në cilësi të këshilltarit të UEFA-s, së bashku me zyrtarë tjerë të këtij institucioni do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kosovë në muajin tetor”, shkroi Ademi në Facebook.
