AKB: Bllokimi i kufirit Jarinë dhe Bernjakë, humbje për ekonominë e Kosovës dhe Serbinë

AKB vlerëson se skemat e djeshme në veri të Kosovës janë shqetësim për të gjitha palët paqedashëse dhe paqeruajtëse, por edhe humbje milionëshe ekonomik për të gjithë komunitetin e biznesit pasi që duhet përdorin rrugë tjerat më të gjata për transportin e mallrave dhe ushtarëve.

“Diaspora e jonë është e shqetësuar me situatën e mbrëmjes se djeshëm ku u gjenden te bllokuar në rrugët e Rashkes dhe kjo ishte e pa pritur për ta dhe frikshëm edhe për investitorët e huaj.

Kurti dhe Vucici me veprime dhe deklarime kundërthënëse për zgjedhjen e problemit Kosovë Serbi

Vucici provokon dhe kërcënon me deklaratën se ushtria serbe nuk e ka kaluar kufirin administrative të Kosovës e kjo do të thotë se është në gatishmëri në kufi, kjo është nxitëse për situatën aktuale kur të dy palët duhen të japin vëmendje stabilizimi e qetësimi të raporteve mes dy vendeve qe pretendojnë zgjedhje të problemeve përmes dialogut Kosovë Serbi”, thekson AKB.

AKB thotë se, Kurti mori vendim të drejtë për reciprociteti, por pa u koordinuar me faktorin ndërkombëtar e sidomos me ShBA e cila u pa dje se ishte veprim jo I lehtë për zbatim pa partnerët ndërkombëtar.

“Ambasadori amerikan ishte i qartë kërkoj për të shtyrë zbatimin e vendimit për ti dhënë mundësi zgjidhjes se problemit për mes dialogut dhe kjo ishte veprim për te cilën duhet ndjekur palët.

Qeveria e Kosovës ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar dialogun me Serbinë, por pala tjetër si gjithmonë gjen arsye për të dekurajuar palët në dialog”.

Për AKB, vetëm BE dhe USA mund të zgjedhin problemin mes Kosovës dhe Serbisë, jo Vucici dhe Kurti. /Kosova.info/

Go to TOP