A ju besohet? Zv.ministri i Drejtësisë krenohet se i kapën 7 telefona, 11 adapterë e 2 kutia me tableta në burgje

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu është krenuar qe në burgjet e Kosovës janë kapur disa brisqe e 2 kutia me tableta.

Ai ka postuar në Facebookun e tij një raport të policisë që tregon se gjatë kontrollit nëpër Qendra Korrektuese në Kosovë janë kapur disa telefonë e adapterë, brisqe e tableta.

Gjithashtu në Dubravë thuhet se janë kaput sasi të lëndëve narkotike, por kjo i ka mjaftuar zv.ministrit të Drejtësisë të krenohet se po e godasin krimin fort.

“Kontrabanda do të luftohet pamëshirshëm në qendrat korrektuese”, ka shkruar Sallahu!

Ky është postimi i tij i plotë:

Me datë 22.10.2021, në QK Smrekonicë gjatë një bastisje nga persona përgjegjës nga Drejtoria Qendrore janë gjetur; 7 telefona, 11 karikues për telefona, 3 USB, 4 kufje, 4 kabllo të adapterave, 1 mbushës baterie telefoni, 20 brisqe të vegjël, 2 kutia me tableta dhe 2 skalpera.
Gjithashtu në të njëjtën ditë në QK Dubravë është gjetur një sasi e lëndëve narkotike.
Kontrabanda do të luftohet pamëshirshëm në qendrat korrektuese, sikurse do të merren masa edhe ndaj atyre që kanë ndihmuar në futjen e këtyre gjësëndeve të palejushme dhe të rrezikshme në QK Smerkonicë dhe Dubravë.

Go to TOP