A është ky skandal diplomatik nga presidenti kroat? Milovanoviq: Kemi aneksuar Kosovën, është marrë nga Serbia

Presidenti kroat Zoran Millanoviq, njihet me deklarata kontroverse edhe për tema që bëjnë bujë edhe jashtë kofinëve të Kroacisë.

Millovanoviq shpesh ka dhënë deklarata të tilla edhe për rolin e Kroacisë në luftën në Ukrainë. Ai sot ka bërë një deklaratë që mund të jetë edhe skandal diplomatik, raportojnë mediat kroate.

Presidenti i Kroacisë ka bërë një koment lidhur me Kosovën, duke tërhequr një lloj paralele mes Krimesë së aneksuar nga Rusia dhe Kosovës që sipas tij është “marrë” nga Serbia.

Kur është pyetur nga gazetarët nëse mbështet njohjen e Kosovës, ai ka konfirmuar se vendi i tij tashmë e ka bërë këtë.

“Rusët janë cinik, do të thirren në aneksimin e Kosovës, që unë e mbështesë”, tha presidenti kroat.

Ndërkaq reagimi i menjëhershëm i gazetarit ishte, “kush e ka aneksuar Kosovën?”

“Faktori ndërkombëtar, ne. Kosova është marrë nga Serbia. A e kemi njohur Kosovën, po. A qëndroj me Kosovën, po. Por kur diçka bëhet pa vullnetin e shtetit, të cilës Kosova i përkiste, e që është Serbia – ishte vetëm çështje kohe kur rusët apo pala e tretë do ta bënte të njëjtën gjë”, shtoi Millanoviq.

“Unë atje kam shumë miq, pra nuk po e vë në pikëpyetje çështja e Kosovës, besoj më kuptoni për çfarë po flasë, por po vihet në pikëpyetje i tërë koncepti”, tha Millanoviq. 

Go to TOP