“Nuk përjashtohet mundësia që bisedimet Kosovë-Serbi të vazhdojnë edhe nesër”

Gazetarja Gjeraqina Tuhina, nga Brukseli ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që diskutimet e takimit mes kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e dy diplomatëve, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak, të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.

Sipas saj, kjo varet edhe prej atmosferës së takimit që mbizotëron para dyerve të mbyllura në Bruksel.

“Pak çaste para orës 18:00 ka nisur takimi trelateral në Bruksel, këtij takimi i ka paraprirë takimet e ndara që zyrtarët evropianë i kanë zhvilluar me Kurtin dhe Vuçiqin, kurse para ardhjes së tyre, ata janë takuar me Escobarin, i cili gjendet në Bruksel”, tha ajo për RTK, para pak minutave.

Go to TOP