Arrestohet kryetari i kësaj komune

Kryetari i Komunës së Murterit në Kroaci, Toni Turçinov, është arrestuar sot në një aksion të Policisë së Kroacisë.

Arrestimi i Turçinovit është konfirmuar për televizionin N1 të Zagrebit nga avokati i tij, Fran Olujiq.

Avokati tha se po kontrollohet shtëpia e klientit të tij, por se nuk e di se për çfarë akuzohet.

Sipas raportimit të gazetës kroate Veçernji List, ka dyshime për keqpërdorime financiare nga ana e Turçinovit lidhur me shpenzimin e parave publike.

Gjegjësisht, është zbuluar se Turçinov ka përdorur kartelën zyrtare për të paguar një bordello në Austri.

Go to TOP