PE miraton vendimin për vitin 2035: Në BE nuk do të shiten më vetura me naftë apo benzinë
Veturat me naftë apo benzinë nuk do të shiten dhe as regjistrohen më në vendet e Bashkimit Evropian, duke nisur nga viti 2035.
Parlamenti Evropian aprovoi zyrtarisht një ligj lidhur me këtë, me synimin e qartë për të përshpejtuar kalimin në automjetet elektrike për të luftuar ndryshimet klimatike.
Rregullat revolucionare detyrojnë prodhuesit e veturave që në vitin 2025 të arrijnë një reduktim me 100 për qind të emetimeve të gazrave të dëmshme në automjetet e reja që do të shiten.
Kjo do ta bëjë të pamundur tregtimin e veturave me karburant fosil në bllokun me 27 vende anëtare.
| “Revolucioni industrial po ndodh, na pëlqen ne ose jo. Ne mund të zgjedhim ta drejtojmë atë, ta zhvillojmë atë në një mënyrë që është e përshtatshme me vlerat tona, ose t’ia lëmë në dorë pjesës tjetër të botës ta drejtojë dhe më pas e gjitha që mund të bëjmë është ta jemi ndjekës dhe të deindustrializohemi. Ne duhet të rindërtojmë industrinë tonë në bazë të së ardhmes.” |
Vendet e BE-së u pajtuan mbi këtë vendim me ligjvënësit tetorin e kaluar, por duhet të marrë dhe vulën e fundit përpara se të hyjë në zbatim. Aprovimi përfundimtar pritet të vijë në muajin mars. /A2CNN
