Kryetari i Kuvendit të Serbisë: Nuk ka propozim franko-gjerman, nuk është dokument zyrtar
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliq, tha se seanca e posaçme për Kosovën, e cila fillon sot, “do të zgjasë aq sa duhet”, dhe se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të jetë i pranishëm në kohë dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve.
Orliq tha për RTS se propozimi franko-gjerman për Kosovën nuk do të diskutohet në seancë, sepse është një çështje “non-paper”, si dhe se Partia Progresive Serbe (SNS), zyrtar i së cilës ai është të mos bëjë thirrje për tubim të simpatizantëve të saj para Kuvendit të Serbisë, derisa të zgjasë seanca.
“Kur dikush thotë “non-paper”, nuk është dokument zyrtar, Parlamenti nuk e ka një gjë të tillë”, tha Orliq.
I pyetur nëse propozimet e dorëzuara nga partitë opozitare për zgjidhjen e problemeve në Kosovë do të diskutohen në seancën parlamentare, Orliq tha se nuk do të diskutohen dhe se “ato gjëra nuk janë shkruar dhe bërë për t’u diskutuar në Kuvend, por po i tundin në duar”.
“Nuk e presin, e dinë që nuk mund të jetë në seancë, sidomos disa peticione”. Nuk ka asnjë përmbajtje thelbësore dhe nuk ka as një gjurmë sinqeriteti”, tha Orliq.
Ai tha se, gjatë diskutimit parlamentar, “secili mund të propozojë çfarë të dojë”, por se e vetmja “mënyrë e drejtë” e punës konstruktive nga partitë opozitare do të ishte “respektimi dhe pranimi i dorës së zgjatur të presidentit të republikës në një mënyrë të përshtatshme”.
Sipas tij, në seancë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të serbëve nga Kosova.
