Deputetja VV-së për Asociacionin: Me biletë për një drejtim të gabuar, s`ka vajtje-ardhje
Edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, është shprehur kundër formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se rruga e Asociacionit është e gabuar për shtetin e Kosovës.
“Me biletë për një drejtim të gabuar, nuk ka vajtje – ardhje. #përnjështetfunksional”, ka shkruar Mulhaxha-Kollçaku.
