Kosova kujton masakrën e Reçakut, Serbia kriminelin Arkan

Sot është përvjetori i 24-të i masakrës së Reçakut që ndërgjegjësoi botën për atë që po ndodhte në Kosovë.

Në këtë ditë e ka përvjetorin e 23-të edhe krimineli serb Arkan. Ai është përkujtuar sot edhe nga ish-gruaja e tij, këngëtarja e famshme Ceca Razhnatoviq.

Ceca ishte e para që mbërriti në varrim, me të birin Veljkon dhe të bijën Anastasian.

Veljkoja mbante një shportë me ushqim, e ngjashëm edhe motra e tij.

ceca me shoke

Derisa ata puthnin monumentin, një prift po lexonte lutje. Dhjetë minuta më vonë, në varreza erdhi edhe motra e Cecas, Lidija.

Arkani ishte vrarë më 15 janar të vitit 2000 në hotelin “Intercontinental” në Beograd. Ai dyshohej për veprime të shumta kriminale më luftën e Bosnjës por edhe të Kosovës.

Go to TOP