Limaj për Masakrën e Reçakut: Është në themelet e lirisë sonë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, shoqëruar nga bashkëpartiakë, ka bërë homazhe pranë Kompleksit memorial në Reçak.
Ai tha se Masakra e Reçakut është në themelet e lirisë së Kosovës.
“Kosova për 20 vite reagon dhe jeton me ngjarje ditore nga dita në ditë. Në strukturat e shtetit serb janë ulur këmbëkryq të gjithë ata që kanë kryer masakrën e Reçakut, duke filluar nga kryetari i shtetit, ministri i Jashtëm dhe të tjerët që heshtin ndaj asaj që kanë bërë ata njerëz para 20 viteve”.
