Pas vendosjës së Barrikadave, mbyllen hyrje-daljet ne Merdare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se janë mbyllur hyrje-daljet në Merdare pas vendosjes së barrikadave nga serbët lokal.
Pika kufitare në Merdare është e blokuar brenda territorit serb dy kilometra, ku është vënë një barrikadë.
U raportua se serbët kanë vendosur në rrugën një Traktor me disa drunj.
Nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar kanë thënë të shfrytzohen pikat tjera, derisa pika në Merdare do të jetë e mbyllur./Front Online
