Do t’i dhurojë 100 mijë euro për bamirësi, kjo është vajza nga Ferizaji që do të jetë pjesë e një filmi që do të shfaqet në NETFLIX
Aulona Zefi me origjinë nga Ferizaj, por e lindur dhe e rritur në Zvicër është një vajzë 21-vjeçare që është e diplomuar në financë dhe kontabilitet në universitetin e Cyriut (UZH).
Jeta e ka përballur me shumë sfida dhe tragjedi, ku së fundmi ka pësuar humbjen e vëllait, babait dhe disa familjarëve të tjerë.
Pas vdekjes së babait, ajo është shpërngulur në Kaliforni të SHBA-së, ku vazhdon jetën dhe tani është pjesë e një filmi që do të shfaqet shumë shpejt në NETFLIX.
Filmi quhet “Spiritual Story”, ku ajo është një nga protagonistet kryesore. Ajo gjithashtu ka qenë edhe drejtoreshë e një fondacioni bamirës ku tani e drejton një nga familjarët e saj.

Tani ajo bashkë me nënën e saj dhe vajzën e vëllait, e cila pasi humbi prindërit e saj, tash kujdestarinë e saj e ka Aulona, për këtë Vit të Ri, ato do të rikthehen në Shqipëri dhe do të bëjnë një gjest human për fundvit.https://zeri.info/inarticle.html
Aulona do t’i dhurojë për fëmijët jetim dhe familjet skamnore plot 100 mijë euro.
“Çka nëse çika e vëllaut tem nuk m’kish pas mu ose nënën time. Ndoshta nuk do të kishte lindur kurrë, ndoshta s’do të kishte pasur për të ngrënë, ose ndoshta do të kishte qenë në ndonjë jetimore. Të gjitha këto më bëjnë të mendoj shumë”, është shprehur ajo, duke shtuar se secili person nuk varfërohet nëse i ndihmon njerëzit që kanë nevojë, qofshin skamnorët, personat me aftësi të kufizuar, fëmijët nëpër strehimore, e këdo që ka nevojë.

