Kurti citon Krishtin në urimin e tij për Krishtlindjet

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka uruar besimtarët katolikë me rastin e Krishtlindjeve.

Në urimin e tij, ai e ka cituar Jezu Krishtin.

“Bëjuni të tjerëve ashtu siç do të dëshironit që ata të bënin me ju”, ishte citimi që Kurti e quajti të pavdekshëm.

Ai tha se në këtë kohë të pabarazisë duhet të kemi guxim të kërkojmë paqe dhe drejtësi.

“Sot, ndërsa të krishterët në mbarë botën festojnë lindjen e Jezusit, le të mos harrojmë kurrë urdhërimin e tij të pavdekshëm. Në një kohë konflikti dhe pabarazie, le të kemi guximin të kërkojmë paqen dhe të përpiqemi për drejtësi, brenda dhe jashtë vendit”, shkroi ai në Twitter.

Go to TOP