Mbappe mbajti fjalim të fuqishëm në finalen e Kupës së Botës, sulmuesi arriti të zgjojë shokët e skuadrës

Sulmuesi francez Kylian Mbappe bëri liderin e ekipit gjatë pushimit 15-minutësh mes dy pjesëve të finales së Botërorit mes Francës dhe Argjentinës.

Pjesë e atmosferës dramatike është konfirmuar edhe nga një video e publikuar në portalin Reddit, në të cilën Mbappe u drejtohet bashkëlojtarëve me tonin e ngritur.
“Kjo është ndeshja e jetës, zhvillohet çdo katër vjet. Nuk mund të bëjmë më keq se si luajtëm. Duhet të kthehemi!”, ishte pjesë e fjalimit të fuqishëm të Mbappes pas pjesës së parë, pas së cilës Argjentina kryesoi 2:0.

https://twitter.com/i/status/1605343488312320002
Go to TOP