Eksperti i ekonomisë i hyn garës për Guvernator të BQK-së
Eksperti i ekonomisë, Emanuel Bajra i ka hyrë garës për Guvenator të BQK-së.
Për më shumë se 10-vite kam shkruar, analizuar, shtjelluar dhe rekomanduar zgjidhje, opsione, alternativa të ndryshme se si duhet të përmirësohet ekonomia e vendit tonë Kosovës!
Për më shumë se 10-vite unë kam kritikuar në mënyrë konstruktive dhe drejtpërdrejt institucionet sikurse BQK, TRUST-i dhe disa nga qeveritë e kaluara me qëllim të përmirësimit të cilësisë së qeverisjes dhe rritjes së prosperitetit në vend!
Për më shumë se 10-vite unë kam fol, kam shkru, kam diskutu e kam analizu gjithandej mediave dhe kënde private – por tash ka ardh koha me vepru. Për të vepru duhet me sakrifiku, për të sakrifiku duhet me planifiku, për të planifiku duhet me pas vizion, parime dhe vetëdije të pastërt – Unë të gjitha këto i kam marr parasysh dhe në fund kam ardhur në një vendim shumë të rëndësishëm të jetës sime – atë të vendosjes së veprave para fjalëve dhe veprimit konkret përpara analizave dhe kritikave!
-Me shumë kënaqësi dhe me ndjenjën më të madhe të privilegjit dhe nderit që vendi im më ofron, unë publikisht mund të deklaroj që jam kandidat/aplikues për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.
Vizioni im dhe ofertën që unë kam për Kosoven nëse më ipet besimi për të menaxhuar me këtë institucion vital të vendit, ndahet në katër shtylla kryesore orientuese:
- Teknologjia
- Konsumatori dhe ndërmarrësitë
- Bashkërendimi me akterët kryesorë ekonomik/financiar për ta transformu BQK-ne dhe ekonominë e vendit në sfera dinamike për të miren dhe prosperitetin e popullit
- Reforma, transparencë, kreativitet dhe adaptabilitet.
Prandaj më uroni fat e suksese me shpresën se do të jem i suksesshëm në përzgjedhje në ditët dhe javët në vazhdim.
-Unë jam gati për ti dhënë Kosovës, vendlindjes time, krejt ato që i di e që janë të fituara me mund, djersë dhe eksperiencë, me qëllim të bërjes së Kosovës vend më të pasur, më të qëndrueshme ekonomikisht/financiarisht dhe bërjes së Kosovës lojtar të rëndësishëm ekonomik në rajon e përtej në të ardhmen. Se a është e gatshme Kosova të më pranojë edhe njëherë në prehërin e saj prej që më lindi, atë e din më mirë vet Kosova! Unë jam gati!
Miqve dhe dashamirësve të mi, u jam mirënjohës përgjithmonë për mbështetjen tuaj, për motivimin dhe kurajon e besimin që më jepni. Nëse jam i suksesshëm, nuk do të ju zhgënjejë [🙏🏻] !
Përpara Kosovë, kemi shumë punë deri në triumfin final!
