Rumania goditet nga një tërmet i fuqishëm
Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter goditi rrethin Buzau në Rumani mëngjesin e sotëm në orën 7:42 të mëngjesit me orën lokale.
Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 144 kilometrash, rreth 68 kilometra në lindje të Brasovit, pra 137 kilometra në verilindje të Bukureshtit.
Që nga fillimi i dhjetorit, në Rumani kanë ndodhur 14 tërmete me magnitudë nga 2 deri në 4.1 ballë të shkallës Rihter. Tërmeti më i fortë i këtij viti në atë vend ka ndodhur më 3 nëntor dhe ka qenë me magnitudë 5.4 gradë të shkallës Rihter.
