Është bërë e ditur koha dhe vendi i varrimit të Sinisha Mihajloviqit

Futbollisti dhe trajneri legjendar serb do të varroset të hënën më 19 dhjetor në Romë me kërkesë të familjes.

Mihajlovic ka qenë prej kohësh shumë i respektuar në Itali dhe ai vdiq në një spital në Romë pas një beteje të ashpër me një sëmundje të egër.

Shumë yje të futbollit botëror i dhanë lamtumirën Mihës dhe ai do të mbahet mend si një luftëtar i madh, zotëri dhe një nga sportistët më të mëdhenj që ka pasur Serbia.

Sinsha Mihajloviq vdiq në moshën 54 vjeçare për shkak të leucemisë, me të cilën po luftonte tre vitet e fundit.

Go to TOP