Vendimi ndaj Mustafës i fundit për këtë vit, specialja nis pushimin dimëror
Gjykata Speciale këtë të premte ka dënuar me 26 vjet burgim Salih Mustafën.
Aktgjykimin e ka shpallur kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, Mustafa është shpallur fajtor për torturim, trajtim mizor dhe vrasje të të ndaluarve në kompleksin e BIA-s, ku ai ishte udhëheqës.
Ky vendim është edhe i fundit për këtë vit nga Dhomat e Specializuara në Hagë, pasi gjykatësit, prokurorët dhe stafi përcjellës i Dhomave të Specializuara me seli në Hagë nga e hëna e 18 dhjetorit do të hyjnë në pushim dimëror.
