Abazoviq uron Kosovën për aplikimin në BE: Akt historik, Mali i Zi do ta mbështesë
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka mirëpritur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Abazoviq e ka quajtur këtë akt historik, derisa ka thënë se se Republika e Kosovës do ta ketë mbështetjen e plotë të Malit të Zi në rrugëtimin drejt BE-së.
“Ky akt historik për Kosovën fuqizon aspiratat e Ballkanit Perëndimorë për integrim në familjen e madhe evropiane. RK do të ketë mbështetje të sinqertë dhe të plotë të Malit të Zi në rrugëtimin e saj drejt BE-së!”, ka shkruar Abazoviq.

Para Abazoviqit, këtë hap të Kosovës e kishte përshëndetur edhe. Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.
Gjukanoviq tha se ky është hapi i parë drejt së ardhmes evropiane.
“Urime Kosovës për çështjen e liberalizimit të vizave dhe paraqitjen e aplikacionit për anëtarësim – hapi i parë drejt së ardhmes evropiane. Perspektiva të qarta të anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të ndalojmë së humburi kohën e çmuar dhe mundësitë”, shkroi ai.

