Zhvillimet në veri, policia lëshon një komunikatë

Tashmë mund të jenë bërë afër 80 orë që policë të Kosovës në veri të vendit nuk janë ndërruar nga kolegët e tyre për shkak të pamundësive logjistike. Policia ka nxjerrë një komunikatë, në të cilën nuk ofrohen informacione të qarta.

Në këtë komunikatë thuhet se “Policia e Kosovës, në kuadër të vlerësimeve dhe planifikimeve operacionale, me kohë ndërmerr… masat e nevojshme mbështetëse dhe logjistike, përfshirë veshmbathjen dhe ushqimin për personelin e saj në detyrë.”
Pretendimet për mosndërrimin e policëve fillimisht i bëri deputetja Ganimete Musliu që denoncoi pushtetin për një gjë të tillë.

Megjithatë, është raportuar se gjatë ditës së djeshme ishte tentuar që të bëhej ndërrimi i personelit policor të mëhershëm, por se një gjë e tillë nuk ishte arritur.

Go to TOP