Mobileria në Podujevë përfshihet nga zjarri, Policia jep detaje
Një mobileri në fshatin Peran të Podujevës është përfshirë nga zjarri.
Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, kjo mobileri ndodhet në katin e sipërm të një pompe të derivateve.
“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në fshatin Peran të Podujevës, ku nga zjarri është përfshirë një dyqan (mobilieri) që ndodhet në katin e sipërm të një pompe derivatesh. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar, nuk ka persona të lënduar”, tha Ahmeti.
