Mihrije Braha: Naimi ma mori zemrën vetëm duke e dëgjuar në radio
Ata janë një nga çiftet më të komentuara në showbizin shqiptar dhe jo më kot.
Bëhet fjalë për dyshen e estradës: Mihrije Brahën dhe Naim Abazin, të cilët shpesh kanë rrëfyer të pathëna nga jeta e tyre, njohja e takimet e para.
Artistët së fundmi ishin pjesë e programit “Shija e Anës”, teksa Mihrija iu përgjigj njërës prej pyetjeve se kush e bëri hapin e parë gjatë takimit të tyre.
“Unë isha ajo e para që e kam ndjerë dashurinë për Naimin, fillimisht ma mori zemrën me zërin e tij duke e dëgjuar në radio”, u shpreh ajo.
Në një intervistë të mëparshme, të njëjtit zbuluan se Shën Valentinin e parë e kishin festuar në Amerikë, kurse puthjen e parë e dhuruan në një veturë të prishur.
Yjet e famshëm duhet theksuar se sivjet kanë bërë 30 vite martesë.
Mihrija dhe Naimi po ashtu janë prindër të një djali të quajtur, Plator.
Prev Post
Dëgjohen të shtëna armësh edhe në Rudar
