Dëgjohen të shtëna armësh edhe në Rudar

Edhe nata e sotme po vazhdon me tensione në Veri të Mitrovicës. Burime të sigurta i kanë thënë Insajderit se të shtëna armësh janë dëgjuar krejt në afërsi të Policisë së Kosovës në Rudar.

Jo larg vendit ku janë stacionuar policia kosovare ka edhe prezence të ushtarëve të KFOR’i.
Policia e Kosovës ende nuk është deklaruar për rastin. E as ministri Xhelal Sveçla përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të Gazetës për të marr informata për gjendjen aktuale në Veri.

Nëpër rrjete sociale tashmë ka filluar që të qarkullojë një video që thuhet se është helikopter i KFOR në Rudar.

Go to TOP