Latifi shprehet i ashpër pas përleshjes në palestrën e sporteve në Prishtinë
Blerim Latifi ka reaguar ashpër pas përleshjes së sotme në palestrën e sporteve në Prishtinë në ndeshjen mes Prishtinës dhe Trepcës në basketboll.
Ai në një reagim në Facebook është shprehur se në vend që të solidarizoheshin me policinëe Kosovës në veri, tifozët e këtyre ekipeve po i hidhen në fyt njëri-tjetrit.
“Shkatërruan tribunën dhe gati sa nuk i vunë flakën sallës. Rrugaçë tipikë. Kështu kemi qenë gjithmonë: trima t’mëdhenj me njeri-tjetrin, por kur vjen puna me i dalë zot vendit, na ftohet gjaku menjëherë dhe sytë i bëjmë katër për të pa a po na mbronë dikush”, është shprehur ai.
Postimi i plotë:
Kështu dukej sonte palestra e sporteve në Prishtinë. Në vend se të solidarizoheshin me policinë e Kosovës në veri, tifozët e dy ekipeve të basketbollit iu hodhën në fyt njëri-tjetrit, shkatërruan tribunën dhe gati sa nuk i vunë flakën sallës. Rrugaçë tipikë. Kështu kemi qenë gjithmonë: trima t’mëdhenj me njeri-tjetrin, por kur vjen puna me i dalë zot vendit, na ftohet gjaku menjëherë dhe sytë i bëjmë katër për të pa a po na mbronë dikush.
