Majko: Në veriun e Kosovës po zhvillohet ‘skenari’ i Donbasit, Vuçiq po e mbivlerëson vetën
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
Majko që ishte në krye të qeverisë shqiptare gjatë luftës së Kosovës, me anë të një shkrimi në Twitter ka thënë se në veri të vendit tonë po zhvillohet, siç e ka quajtur ai, “skenari” i Donbasit.
“Serbia ka filluar një ‘lodër’ të vjetër në kushte të ‘reja’ me Perëndimin. Në veriun e Kosovës po zhvillohet ‘skenari’ i Donbasit në Ukrainë”, ka shkruar Majko.
“Asnjëherë, nuk duhet nënvlerësuar dikush që mbivlerëson veten. Në këtë rast, ai quhet Aleksandar Vuçiq”, përfundon ai.
Serbia ka filluar një "lodër" të vjetër në kushte të “reja" me Perëndimin.
— Pandeli Majko (@PandeliMajko) December 11, 2022
Në veriun e Kosovës po zhvillohet "skenari" i Donbasit në Ukrainë.
Asnjëherë, nuk duhet nënvlerësuar dikush që mbivlerëson veten. Në këtë rast, ai quhet Aleksandër Vucic! pic.twitter.com/SRZh5h70Kb
