Përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore dhe izolohen disa familje në Krujë
Shirat e dendur të rënë gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Ishëm të rritet e për pasojë lumi të dalë nga shtrati në pjesën fundore të fshatit Murqinë, Mallkuç e Bilaj.
Si pasojë janë përmbytur kështu qindra hektarë toke bujqësore dhe duke izoluar disa familje në fshatin Murqinë të cilat izolohen sa herë ka shi si pasojë e përmbytjes së rrugës që lidh lagjen e tyre me pjesën tjetër të vendit.
Është hera e dytë brenda një harku kohor prej 20 ditësh që me qindra hektare tokë përmbyten si pasojë e mos pastrimit të kanaleve kulluese të cilët janë të bllokuar.
Këto zona janë zona të cilat si pasojë e neglizhencës totale të institucjoneve përmbyten edhe 6 apo 7 herë në vit dhe në disa raste banorët janë evakuuar me helikopter e nga forcat ‘Renea’.
Dhe pse asnjë metër kanal nuk është pastruar prej dekadash asnjë mase nuk meret ndaj personave përgjegjës madje nuk ka patur kurr një hetim nga ana e prokurorisë për të vënë para përgjegjësisë shkaktarët e kësaj situate të përsëritut tashmë çdo vit.
