VIDEO/ Provokimet që sollën përplasjen! Lojtarët e Holandës shkuan te Lautaro, donin ta shpërqendronin te penalltia e fundit
Situata ka degraduar në fundin e takimit mes Holandës dhe Argjentinës në çerekfinalen e Botërorit. Të gjithë fajësojë Argjentinën, por në fakt edhe holandezët nuk janë aq të pafajshëm. Gjithçka nisi me ndërhyrjen e Paredes që goditi edhe topin në pankinën e Holandës.
Ndërkohë në momentin e penalltisë së fundit, kur Lautaro Martinez do të godiste, të gjithë lojtarët holandez shkuan që ta shpërqendronin. Të njëjtën gjë bëri edhe portieri i Holandës, si në rastin me Lionel Mesin, por gjithmonë duke përfunduar në krahë të kundërt.
