Tahiri: Tensionet në Veri janë shqetësuese
Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edi Tahiri, ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, duke e cilësuar si një udhëheqës pa vizion e strategji.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook, iu ka drejtuar kryeministrit Kurti duke thënë se “veriu nuk mbrohet nga zyrat e Qeverisë.
Ajo e konsideron qeverinë “pa vizion, pa strategji, pa transparence, pa guxim”, derisa ka deklaruar se “tensionet atje (në Veri) janë shqetësuese”.
Tahiri i është referuar situatës së sotme në komunat Veriore, ku policia e Kosovës që ishte nën përcjellje të zhytarëve komunalë zgjedhor u desh të zmbrapsje, pasi u sulmua nga persona të maskuar me shok-bomba dhe të shtëna me armë në ajër.
