Krasniqi për ngjarjen në Veri: Kryeministri që na flet për zhvillime prej Ukrainës në Kinë, po heshtë për situatën në veri
Kryetari i Partisë Demokratike Të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook rreth sulmeve të sotme në veri të vendit, ku u sulmuan disa zyrtarë policorë dhe ata komunalë të zgjedhjeve.
Sipas Krasniqit Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërkaq kryeministri Kurti po hesht në lidhje me situatën e krijuar në veri.
“Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës! Institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut. Kandidatët tanë janë kërcënuar. Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërsa Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri.Fol Kryeministër!”, shkruan Krasniqi. /Kosova.info
