Pozhari: Shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë caktuar nga Pronto-Qeveritë në stilin ‘a ki kUnkUru’

Gazetari Xhevdet Pozhari ka bërë një reagim të ashpër në lidhje me sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Pozhari ka akuzuar me një gjuhë të fortë ish-qeveritë, për siç ka thënë ai, sistemin e kalbur në palcë të drejtësisë, ndërsa ka shtuar se e vetmja VV-ja ishte që erdhi me projektin e Vettingut.
“E vetmja Vetëvendosja ishte që erdhi me projektin e Vettingut në sistemin e drejtësisë, një sistem i kalbur në palcë.Sa prej juve që sot i kërkoni përgjegjësi kryeministrit, ju keni kërkuar edhe të tjerëve kur pavarësisht se rriteshin pagat, paralelisht rritej edhe numri i vrasjeve të kryera nga recedivistë që liroheshin nga gjykatat.
Sa prej juve keni llomotit se “gjyqësori është i pavarur,” nuk duhet ndërhyrje politike, edhe kur boll mirë e keni ditur se shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë caktuar nga Pronto-Qeveritë në stilin ‘a ki kUnkUru'”, ka shkruar Pozhari.

Sipas gazetarit kosovar, këta gjykatës e prokurorë kanë krijuar pashallëkun e vet.

“Sfidojnë secilin sistem sepse veç ata janë mbi ligjin. Edhe kur vendimet e tyre kushtojnë me jetë njerëzish”, shkruan ai.

Postimi i Xhevdet Pozharit

E vetmja Vetëvendosja ishte që erdhi me projektin e Vettingut në sistemin e drejtësisë, një sistem i kalbur në palcë.

Sa prej juve që sot i kërkoni përgjegjësi kryeministrit, ju keni kërkuar edhe të tjerëve kur pavarësisht se rriteshin pagat, paralelisht rritej edhe numri i vrasjeve të kryera nga recedivistë që liroheshin nga gjykatat.

Sa prej juve keni llomotit se “gjyqësori është i pavarur,” nuk duhet ndërhyrje politike, edhe kur boll mirë e keni ditur se shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë caktuar nga Pronto-Qeveritë në stilin “a ki kUnkUru”.

Shumica e tyre që sjellin vendime skandaloze kanë qenë militantë partiakë. I ka sjellë politika aty ku janë. Jo aftësia, jo drejtësia. Jo rastësisht sot kemi gjyqtarë dhe prokurorë me diploma të kolegjeve private që jepnin kualifikime si në pazar. Dhe, nuk është i vogël numri i tyre. Kuptohet, kjo nuk vlen për të gjithë. Shyqyr që është një numër, sado i vogël, që janë profesionistë të pakompromis.

Këta gjykatës e prokurorë kanë krijuar pashallëkun e vet. Sfidojnë secilin sistem sepse veç ata janë mbi ligjin. Edhe kur vendimet e tyre kushtojnë me jetë njerëzish. Prandaj sot anulojnë edhe konkurse për pranimin e prokurorëve të rinj. Që mos të pranohen njerëz që nuk kanë hipoteka, profesionistë që nuk i kanë borxh askujt pos vendit.

Prandaj, mbylleni atë zgavër të gërditshme që e ka kontaminuar opinionin për vite me radhë. Se sikur të kishim sistem të shëndoshë të drejtësisë, sot shumicën e politikanëve që i shihni në ekrane televizive, shkaku i aferave korruptive do të duhej të ishin në burg.

E, ky shtet nuk është as veç i Albinit, as veç i Hashimit… Ramushit, Memlit, Lumirit. Është i krejt neve. Është edhe i juve që hani pleh kur kërkohet kurgjo më shumë se drejtësi. Kurgjo më shumë se siguri për brezat që do të vijnë.

Go to TOP