Arrestohen dy persona për vjedhje në Klinë
Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Klinë, me datë 16.11.2022, është njoftuar nga viktima se para një lokali në rrugën “Sadik Rama” në Klinë iu është vjedhur motoçikleta me targa vendore.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, thuhet se pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor në Klinë, sot me datë 30.11.2022, janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale “Vjedhje” dhe “ Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”
“Nga Policia është sekuestruar motoçikleta, e cila pas përfundimit të proceduarve ligjore iu është kthyer pronarit legjitim. Pas intervistimit, personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
