Sekretari i AAK-së për marrëveshjen: Edhe t’fikun edhe t’koritun

Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, është pajtuar me shefin e partisë së tij, Ramush Haradinaj, se marrëveshja për targat duhet mirëpritur, por ai thotë se kjo ndodhi me shumë plagë.

Nitaj tha se “kokëfortësia” e Kurtit i ka shkaktuar dëme Kosovës.
“Edhe “t’fikun edhe t’koritun”. Mirë që u arrit marrëveshja, po përse me kaq shumë plagë?!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkaq, Haradinaj mbrëmë ka reaguar menjherë pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel, duke thënë se e mirëpret atë, por se tani duhet të përmbyllet marrëveshja për njohje, me lidership amerikan.

Postimi i plotë i Nitajt:

Edhe “t’fikun edhe t’koritun”. Mirë që u arrit marrëveshja, po përse me kaq shumë plagë?!

Dhe çka i solli Kosovës kokëfortësia e një kryeministri vetëm për pak javë?

  1. Acarimin e marrëdhënieve me ShBA;
  2. Acarimin e raporteve me BE;
  3. Pezullimin e procesit te Liberalizimit te vizave;
  4. Notë negative për Kosovën të vlerësuar si palë jobashkëpunuese;
  5. Zhvleresim te punes shumevjecare te integrimit te veriut te vendit;
  6. Shtim te kërkesave ndaj Kosovës, jo veç për targat por edhe për asociacionin;
  7. Shpenzim të do pareve për zgjedhje ne veri;
  8. Ngjizje te celulave antiperendimore…

…dhe te gjitha këto për çfarë?

Qe t’i kapercejme gjithe keto deshtime si Kosove e te kthehemi edhe nje here ne piken fillestare te para pak javeve!

Kjo dmth edhe “te fikun edhe te koritun”!

Go to TOP