SHBA vlerëson arritjen e marrëveshjes për targat

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeff Hovenier, ka reaguar në lidhje me arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, për çështjen e targave.

Hovenier, në Twitter, ka vlerësuar qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që kanë rezultuar me arritjen e kësaj marrëveshjeje.
“I vlerësoj qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja e shton sigurinë dhe i çon përpara përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar ambasadori.

Go to TOP