Wiseman: S’ka liri të medias në Shqipëri! Rama në takim ishte armiqësor dhe agresiv 

Jamie Wiseman nga instituti ndërkombëtar i shtypit, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në Syri Tv komentoi lirinë e medias në vendin tonë. Wiseman foli edhe për takimin mes kryeministrit Edi Rama me shtatë organizatat në mbrojtje të gazetarëve dhe medias së lirë.

Jamie Wiseman u shpreh se kreu i qeverisë, Edi Rama, kundërshtoi fuqishëm disa prej prezantimeve dhe vlerësimeve që bëri misioni për sigurinë e gazetarëve ndërsa shtoi se Rama ishte mjaft armiqësor dhe agresiv gjatë këtij takimi.

Pati mosmarrëveshje për raportet. Takim i nderë. Nuk besoj se ishte bullizëm, por kishte armiqësi. Këto takime janë të tensionuara. Kishte klimë agresive në takim.

Në këtë mënyrë nuk arritëm dot në ato pika që synonim të diskutonim. Shumë çështje dolën nga shinat e diskutimit, folëm për transparencën, pamundësinë e gazetarëve për informacion dhe kapjen e mediave prej politikanëve që minon besimin tek mediat.

Janë disa çështje serioze, nga ana tjetër duhet të sigurohet pavarësia e transmetuesit publik. Drejtuesit nuk duhen vendosur prej synimeve politike por prej aftësive të tyre.

Duhet të ketë transparencë në financimin e medias në Shqipëri dhe në pronësinë e medias. Duhet normalizuar leja e gazetarëve për informacion, t’iu jepet mundësia të bëjnë pyetje e të marrin përgjigje.”-tha ai.

Go to TOP