Tollovi në autobusët urbanë, qytetarët po alivanosen

Për të shfrytëzuar autobusin e linjës numër 3 të Trafikun Urban në Prishtinë, radha është e gjatë. Mirëpo, edhe kur hyn brenda, është shumë e vështirë të lëvizësh.

Autobusët si mjet udhëtimi po përdoren nga një numër i madh qytetarësh.

Përveç mungesës së hapësirës, qytetarët po përballen edhe me situata jo të lehta.

Zeqir Gashi, i cili ka punuar një kohë si kondukter, ka qenë vetë dëshmitar i rasteve të tilla.

Interesim të madh për transportin publik ka edhe në linjën numër 1 në Fushë Kosovë.

Qytetarët thanë prapa kamerave se sidomos rreth orës 16 është e pamundur të gjesh vend aty.

Tollovi u pa edhe në linjat e autobusëve privatë.

Alivanosjen e qytetarëve, për shkak të mungesës së oksigjenit në autobusë urbanë, e konfirmon edhe Syzana Rushiti, mjeke familjare.

Mbingarkesës në trafikun urban, Komuna e Prishtinës ka premtuar t’i gjejë zgjidhje në fund të vitit 2023. Nënkryetari Alban Zogaj ka thënë se me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim po e negociojnë një kredi prej 10 milionë eurosh, për blerjen e 30 autobusëve të rinj.

Ndërkaq, ndërmarrja komunale “Trafiku Urban” nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim, ka thënë se numri maksimal i lejuar në këto linja është 98 pasagjerë. Andaj, edhe pse kanë marrë ankesa nga qytetarët, situatën nuk e konsiderojnë alarmante.

“Trafiku Urban” aktualisht ka 51 autobusë, me të cilët i mbulon 7 linja.

Go to TOP