Ish-ambasadori ‘qetëson’ skeptikët: S’ka luftë të tretë botërore
Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka thënë se nuk ka luftë të III-të botërore.
Cufaj ka njoftuar se NATO sot do të dal me deklarim pas situatës së krijuar në Poloni.
“Polonia është e shqetësuar. NATO sot do reagojë… Por më e trazuara megjithatë dukej mbrëmë Kosova dhe sidomos ata që kanë për detyrë të na iluminojnë me analiza. Dhe këto nuk mund të jenë përtej përditshmërisë që një shoqëri e nënqiell e përjeton. Shkurt e shqip: si është vendi- bëhet kuvendi!”, ka shkruar ai në Facebook.
Mes tjerash ai ka vlerësuar se rreziku për konflikt me NATO-n dhe hemisferën perëndimore është permanent.
Postimi:


